KreuStil Jetese

Përvoja e tmerrshme e Kardashian: E lidhën, i kyçën gojën , dhe mund ta kishin përdhunuar

 

Kim Kardashian u largua nga Parisi për në New York pasi raportohet të jetë sulmuar nga 5 burra të veshur si oficer policie, të cilët e kanë dhunuar atë.

Kim Kardashian është grabitur në shtëpinë ku po qëndronte në Paris, dhe i janë marrë bizhuteri vlera e të cilave shkon në miliona paund.

Nëna e dy fëmijëve, 35-vjeçarja dyshohet se është lidhur, kërcënuar me armë dhe më pas mbyllur në banjon e saj ndërsa kriminelët bastisën apartamentin në kryeqytetin francez. Një zëdhënës përshtyp i Kim-it tha se ajo është tronditur shumë, por nuk ka dëmtime të rënda. Kim nën kërcënimin mizor të grabitësve eshte friksuar ndjeshëm dhe u është  përgjëruar të mos e vrisnin. Kjo për të ka qenë një përvojë e tmerrshme. Kim është kthyer dje në New York së bashku me bashkëshortin e saj Kanye West, i cili u detyrua të ndërpriste koncertin e tij mbrëmë duke u thënë admiruesve të tij se i duhej të merrej më një “emergjencë” familjare.

Detaje të frikshme kanë dalë orët e fundit rreth bastisjes së apartamentit të Kim dhe Kanye në Paris.

Sipas raporteve amerikane, Kimi ka qenë shtrirë në krevatin e saj vetëm me një robdësham në trup kur ajo kishte dëgjuar hapa që vinin nga shkallët e shtëpisë dykatëshe.

TMZ raporton se ajo pa një burrë të maskuar dhe një tjetër me një kapele policie nëpërmjet një dere qelqi dhe menjëherë u përpoq të thërriste bodigardin e saj Pascal Duvier, i cili në atë kohë shoqëronte Kourtney dhe Kendall Jenner në një klub të Parisit.

Megjithatë përpara se të shkonte thirrja grabitësit ia hoqën telefonin nga dora, i lidhën duart me pranga dhe i kyçën gojën .

Një ndër ta i ishte afruar duke bërë veprime të turpshme, duke dadhur madje ta përdhunojë atë.

Ish-trupëroja e Kim Kardashian dhe Kanye West ka deklaruar se kjo mund t ëketë qenë një punë e brendshme. Steve Sanulis beson se dikush i afërt me familjen, që mund të ketë qenë në dijeni të udhëtimit mund ta ketë organizuar këtë sulm tronditës.

Për “Radar Online” ai është shprehur: “Diku ata kanë marrë informacion për të hyrë në hyjen private. Si do të shkonin ata nëse nuk do të ishin të bindur se Kim do të ishte vetëm”.

Menjëherë pas kësaj Kim e tronditur ka telefonuar Kanye. “Ajo po fliste por ishte shumë nervoze dhe nuk po arrija ta kuptoja se ç’kishte ndodhur”. – u shpreh ai.

“U tmerrova nga ajo që po dëgjoja dhe mu desh pak kohë të merrja veten. E vetmja gjë që doja ishte të shkoja sa më shpejt pranë saj. Nuk më interesojnë bizhuteritë, jam i gëzuar që ajo është mirë”-shtoi West.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF