KreuStil Jetese

Zbulohen portretet e grave, që imitonin Jackie Kennedy-n, Marilyn Monrore-n dhe konteshën De Ribes

Fotografi i famshëm Slim Aarons do të festojë datëlindjen e tij të 100-të këtë tetor. Ai i ka kapur të dyja anët e të qenit social dhe i famshëm. Të gjitha këto para Instagramit kanë qenë vetëm një mendim, që e kishte pasur si një grimë të momentit.

Lady Daphne, Florida 1959

Por, ekspozita e tij e ardhshme u dedikohet imazheve krijuese, që prezantohen në galerinë “Staley-Wise” në Nju Jork. Ndërsa, lapidari i fundit i Slim Aarons-it është botimi “Gratë” i shkruar nga Laura Hawk.

Duke e krahasuar me të kaluarën e spoteve të tij, në portretet intime nga jeta e mirë, kjo përsiatje fokusohet te gratë e tij, muzat si ish- zonja e parë Jackie Kennedy, C.Z, Marilyn Monrore, kontesha Jacqueline de Ribes dhe Lilly Pulitzer.

Patsy Pulitzer Florida,1955

“Slim ishte krenar për faktin që kurrë nuk kishte përdorur modele”, thotë Hawk, e cila u takua me Aarons përmes një takimi fatal nëpërmjet nënës së saj dhe ish-redaktorit Frank Zachary të “Town & Country”. “Ai do të thoshte pa pushim: Unë përdor vetëm njerëz të vërtetë në rrobat dhe bizhuteritë e tyre ata bëhen tërheqës. Dezenjuesit e modës donin të shihnin fotografitë e mia për të kuptuar se çfarë duhet të dizenjonin më pas”. “Ai do të vraponte përreth grave më elegante dhe të sofistikuara në botë, kështu që sigurisht, ato kishin dhe idetë e tyre se si mund të tërhiqnin të tjerët”.

Por, Aarons me gjendjen e tij karizmatike ishte i aftë që të kapte qëndrimin më joshës, fotografitë e tij kishin një sens të qetë, me shumë gjasa për shkak të personalitetit të tij të madh, që kishte në jetë. “Ai ishte shumë autoritar, kjo ishte një arsye për të shkuar larg me njerëzit”, thotë Hawk.

Jacqueline de Ribes, Ibizia 1978

Laura Hawk kujton një takim fatal me konteshën de Ribes: “Ajo ishte një konteshë, dhe ai filloi ta thërrasë atë, jo konteshë, as Jacqueline, por Jackie pa pushim! Asnjë nga njerëzit që kishte takuar nuk i kishte thirrur me emrin e saj të parë. Megjithatë, ajo nuk i tha asnjë fjalë për këtë; vetëm e lejojë ta bëjë. “Sigurisht, në fund ata të dy u bënë miq të mirë”.

Duke parë ndryshimet e gjendjes së shoqërisë së sotme (tri fjalë: yjet e medieve sociale), puna e Arons është mëse e rëndësishme se asnjëherë shton Hawk. “Shumë nga fotografitë që ai ka realizuar koha i ka bërë të pazëvendësueshme. Prandaj duke parë në të kaluarën, unë e ndiej se një ditë kjo botë do të bëhet më sharmante”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF