Charlotte, foshnja princeshë plot stil 0 26

Me një mama të tillë, edhe me një gjyshe si ajo e saja ( bëhet fjalë për gjyshen nga e ëma që tani nuk jeton më) nuk mund të ndodhte ndryshe. Vogëlushja princeshë Charlotte Elizabeth Diana, fëmija i dytë i William dhe Kate, i ka idetë e qarta qysh tani. Të paktën përsa i përket fustaneve dhe këpucëve. Në daljet publike që ka bërë gjer më tani, foshnja mbretërore ka qenë e përsosur, pasi u është kushtuar vëmendje edhe detajeve më të vogla.

Me sa duket mami Kate i ka përcjellë princeshës së vogël dëshirën për të vlerësuar disa detaje femërore në lidhje me dukjen e jashtme, qysh tani.

Rregullat e Kate Middelton , për tu dukur perfekte

Për shembull, të koordinosh këpucët me karficën e pamungueshme për flokët gjithmonë të rregullta. Ose detajet e vogla plot fantazi të luleve të vendosura në veshje. Ose, ngjyrat dhe nuancat superchic shoqëruar nga një xhaketë elegante, së cilës i i mbërthehet vetëm pulla e parë. Pantallona? Kurrsesi! Nuk i përshtaten një princeshe.

Në rast se dielli duket qysh në të dalë, atëherë mund të themi se brezi i ardhshëm i shtëpisë Windsor, do të jetë një brez me ikona të vërteta mode.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *