KreuStil Jetese

Hermès: Pamje grafike, stil i përjetshëm!

Nadège Vanhee-Cybulski zotëron pastërtinë dhe materien. Gjithçka në nuanca dhe mjeshtëri. Luksi minimalist vjen në fuqi, ngre detaje që shkëlqejnë nga talenti. Si gjithnjë në atmosferën bashkëkohore por me ato vogëlsirat më shumë që bën që çdo model të kalojë kohën.

Roza e vjetër shndërrohet në pardesy, duke u kombinuar me fund me bel të lartë. Jeshilja bëhet blu në xhaketa lëkure me prerje kostumi. Më pas vijnë këmishat me prerje angleze, fustane të purpurta me lëkurë të butë dhe një seri rrjetash të qëndisura me pambuk dhe mëndafsht.

Vëmendje të veçantë tërheqin çantat bizhu ku modele si kuti, këpucë me vrima dhe bizhu si varse sy që rimarrin disajnin e një lupe ikonë e shtëpisë. Tek Hermès, pamja është grafike dhe stili  përjetshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF