KreuCelebrity

Kendall Jenner, Leonardo DiCaprio dhe Eva Longoria bëjnë thirrje për të votuar

Disa njerëz kërkojnë një nxitje më shumë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fushata “#VoteYourFuture” (Voto të ardhmen tënde) shpreson që të arrijë qëllimin: të japë motivimin e duhur.

Në videon e kësaj fushate marrin pjesë Kendall Jenner, Leonardo DiCaprio, Zendaya, Emma Stone, Samuel L. Jackson, Kate Hudson dhe shumë fytyra të tjera familjare për publikun amerikan.

“#VoteYourFuture” prezanton videot individuale të personazheve të famshëm, të cilët flasin rreth çështjeve që u interesojnë më shumë në këto zgjedhje. Kendall Jenner dëshiron që fëmijët dhe të rinjtë e viteve 2000 të votojnë. “Ne jemi gjenerata me më shumë përfaqësues.” – thotë 21 vjeçarja në video. Leonardo DiCaprio nuk mund të imagjinojë “të kem një udhëheqës politik që nuk dëgjon komunitetin shkencor.” – thotë ai në mbështetje të ndryshimeve kilmatike. Ndërsa aktorja Kate Hudson zbulon se për president ajo dëshiron “dikë i cili mund t’i shpjegojë njerëzve se pse ne kemi nevojë të bëjmë zgjedhje të ndryshme.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF