KreuStil Jetese

Kim Kardashian: Si u shpëtova grabitësve

Nga “Cosmpolitan”

 

Detaje tronditëse që shpjegojnë se si Kim Kardashian mundi t’ia mbathë nga dhoma e saj në hotelin ku qëndronte në Paris për të kërkuar ndihmë të shtunën mbrëma.

Ashtu siç është raportuar më parë, Kardashian është kërcënuar me armë nga disa burra të maskuar si oficerë police ndërsa qëndronte në hotelin “Pourtales”. Burrat e lidhën dhe i dhe i kyçën gojën, më pas e mbyllën atë në tualet për të vjedhur kështu 10 milion dollarë bizhuteri.

“Grabitësit e lidhën dhe i vendosën ngjitës rreth gojës ” ka raportuar për “People” një burim pranë çiftit. “Ata i  lidhën duart me tela plastikë, por ajo mundi të lirohej prej tyre.”

“Ajo ishte e shokuar por fatmirësisht nuk ka ulëritur, pasi nëse do ta kishte bërë sot nuk do ishte gjallë” – shtojnë burimet.

Një tjetër burim shpjegoi se, sapo u lirua Kim vrapoi në ballkonin e apartamentit dhe nisi të bërtasë për të kërkuar ndihmë. Shoqja e saj dhe stilistja Simone Harouche, e cila ishte kyçur në tualetin e katit të parë pasi dëgjoi britmat dhe kërcënimet. Kur ajo shkoi drejt Kim-it, kjo e fundit ende kishte ngjitës nastro në këmbët e saj.

Fatmirësisht gjatë kësaj kohe që ajo qëndroi e kyçur mundi të lajmërojë truprojën, i cili shkoi tek ato menjëherë. Policia mbërriti menjëherë pas tij, dhe të dyja gratë ishin të tronditura nga ky sulm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF