KreuStil Jetese

Pacienti i parë në botë që shërohet nga virusi SIDA

Ekziston mundësia e mirë që një burrë 44-vjeç të jetë njeriu i parë në botë që është shëruar tërësisht nga virusi Hiv, por rezultati përfundimtar mund të thuhet vetëm pas disa vitesh. Pacienti, sipas “The Guardian”, ishte i pari që testoi një protokoll të ri të studiuar nga institute të ndryshëm britanik, dhe për momentin virusi duket sikur është zhdukur nga gjaku i tij. Hulumtimi, i kryer në rreth 50 persona, kombinon përdorimin e terapive antiretrovirale standarde me një ilaç që riaktivizon virusin Hiv  që “fle” në gjak, së bashku me një vaksinë që shtyn sistemin imunitar të shkatërrojë qelizat e infektuara. Në personin e parë që iu nënshtrua kurës virusi nuk është më i detektueshëm në gjak, edhe pse rezultati i testit, mund të jetë përfundimtar vetëm pas 5 vjetësh.

“Kjo është një nga tentativat e para serioze për të gjetur një kurë përfundimtare për virusin HIV – shpjegon Mark Samuels, , drejtuesi i “NHS-së” angleze që financon testet. Është një sfidë shumë e madhe dhe ende gjendet në fillimet e saj, por progresi është i dukshëm”.

Tani, që me terapitë antiretrovirale mund të arrihet të eliminohet virusi HIV në gjak, sfida është të arrijmë ta dëbojmë nga “rezervuarët”, depozitat ku ai qëndron në gjumë por i gatshëm për tu riaktivizuar.

Protagonisti i kësaj çështjeje është një burrë 44-vjeçar, asistent social, pjesë e një grupi prej 50 vjetësh të seleksionuar për të kryer terapinë. Protokolli është një bashkëpunim i gjerë i universiteteve të Oxford, Cambridge, “Imperial College”, “University College London” dhe “King’s College”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF