KreuCelebrity

Soni Malaj rikthehet në “Kënga Magjike”

Këngëtarja Soni Malaj i rikthehet garave muzikore. Pas shtatë vitesh mungëse në festivalin “Kënga Magjike”, ky do të jetë rikthimi i shumëpritur dhe i fuqishëm i Sonit sepse këngëtarja edhe këtë herë vjen me ambicie të mëdha. BORDO ka mësuar se Soni do të prezantohet me një këngë energjike punuar nga DJ Aldo dhe Gent Myftaraj ndërsa teskti shkruar nga Gent Myftaraj dhe Eneda Tarifa. E njohur për performancat e saj shpërthyese, këngëtarja Malaj ka menduar që të shoqërohet nga një koreografi. Tek “E diela shqiptare”, këtë të diel, do të jetë me gjashtë balerina ndërsa premton surpriza për në skenën e “Pallatit të Kongreseve”.

Kjo është pjesëmarrja e pestë e Sonit në “Kënga Magjike”. Në këtë garë muzikore Soni ka marrë pjesë me këngët “Zjarr”, “Fluturimi 3470”, “Shpirti im binjak” dhe “Zemër pa kurdisur” me të cilën është vlerësuar me çmim të tretë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF