KreuArt

Elizabeth Taylor dhe koleksioni i saj… i martesave!

Sot përkujtohet 25 vjetori i martesës së aktores Elizabeth Taylor me bashkëshortin e saj të shtatë Larry Fortensky. Ylli Hollywood-ian me sytë e saj ngjyrë vjollcë, njihet për numrin e madh të martesave më shumë se sa ka parë veten në sheshxhirime. Aktorja e njohu Fortensky-n, dy dekada më të ri, në një qendër rehabilitimi për të alkoolizuarit. Çifti u nda në vitin 1996.

Elizabeth Taylor i lidhi këmbët në martesë që në moshën 17 vjeçare, me trashëgimtarin e hoteleve Nicky Hilton. Në këtë mënyrë aktorja do të hynte në rrugën e gjatë të martesave në jetën e saj. Lidhja e tyre zgjati pak dhe në vitin 1952, Taylor do të martohej me Michael Wilding. Kjo martesë, që i solli Elizabeth-ës edhe dy djem, zyrtarisht përfundoi në 1957-ën, vit në të cilin Taylor martohet me bashkëshortin e saj të tretë, producentin Mike Todd.

Kur u martua me producentin Mike Todd, media komentoi se Elizabeth ishte e joshur nga dhuratat ekstravagante që ai i bënte, si piktura, veshje me gëzof dhe diamante. Por në një prononcim, aktorja mohoi gjithçka duke nënvizuar lumturinë e tyre. Çifti pati një vajzë përpara se Todd të vdiste në një aksident ajror në vitin 1958.

Pas vdekjes së tij, Taylor u përfshi në një nga skandalet e dashurisë më të mëdha të kohës në Hollywood kur ajo nisi një marrëdhënie me mikun më të mirë të Todd-it, Eddie Fisher. Fisher u divorcua nga Debbie Reynolds dhe u martua me Taylor-in në vitin 1959. Çifti qëndroi i martuar për pesë vite deri sa ajo e la Fisher-in për aktorin Richard Burton.

Lidhja dhjetëvjeçare Taylor-Burton ishte e zjarrtë dhe pasionante. Një vit më pas, çifti u rimartua dhe u divorcua për të dytën herë. Taylor u martua me senatorin e Shteteve të Bashkuara, John Warner, nga viti 1976 deri më 1982. Pas ndarjes në vitin 1996 nga martesa pesëvjeçare me Larry Fortensky, Elizabeth Taylor preferoi të kalontë jetën pa shoqërinë e një mashkulli.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF