KreuStil Jetese

Koncerti (i shtirur) i Coldplay për të “varfërit”, në Facebook

Në 3 Korrik banda muzikore do të performojë në San Siro, por biletat kushtojnë shumë për disa fansa.

Sapo kanë dhënë lajmërimin, koncerti  i Coldplay në San Siro është tashmë midis ngjarjeve të shumëpritura të verës së ardhshme: data është fiksuar në 3 korrik 2017, do të jepet në Milano do të jetë data e vetme e turit të “A Head Full of Dreams”. Një rast për të mos u humbur për kë nuk arrin të gjejë ( apo të paguajë) një biletë.

Anti-Eventi

Shitjet tani për tani janë të hapura për ata që posedojnë një “Amerikan Express”, nga data 6 tetor mund të rezervojnë dhe ata që janë të regjistruar në LiveNation dhe prej datës 7 tetor do të hapen për të gjithë. Kostot tanimë të bëra publike nga ata që kanë tentuar t’i blejnë qysh 9 muaj para dhe fillojnë nga 50 euro e deri në 100 euro. Është një kosto e madhe, sipas fansave, që nuk kanë gjithsesi përse të dëshpërohen. Të shumtë janë në fakt  ata që e kanë marrë me të qeshur duke hapur në Facebook një faqe me emrin “Të dëgjosh koncertin e Coldplay nga vendi i parkimit”( event për të varfrit nga fansat italian).

“80, 90, 100 euro për një biletë? Jeni çmendur? Ne jemi të varfër dhe koncertin do ta dëgjojmë nga parkimi. Ka krizë, dhe përveç kësaj biletat janë shitur menjëherë”, kështu shkruajnë me ironi organizatorët, që në pak orë kanë arritur 17 mijë komente.

Tani në faqen e eventit “Ascoltare il concerto dei Coldplay dal parcheggio” (Të dëgjosh koncertin e Coldplay nga vendi i parkimit) bëhet një garë me batuta sarkastike  nga më të ndryshmet.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF