Kushëriri më i çuditshëm i njeriut!

Aq i vogël sa të qëndrojë në pëllëmbën e dorës, sy gjigant dy herë më të mëdhenj se sa truri dhe një kokë në gjendje të rrotullohet 180 grad. Janë prej gjitarëve më të çuditshëm megjithatë tarsierët janë gjithashtu kushërinjtë më të pazakontë të njeriut. Këtë e thotë hara e tyre e ADN-së, e bërë nën drejtimin e Wesley Warren, i shkollës së mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në Saint Louis, dhe të publikuar në “Nature Communications”.
Gjuetarë të jashtëzakonshëm të natës që jetojnë vetëm në pyejt e Filipineve dhe në Ishujt Sonda, tarasierët kanë një seri karakteristikash që i bëjnë më të vërtetë unik. Duke shfrytëzuar sytë e mëdhenj, një sistem viziv me ultratinguj dhe një kërcim gjigant që vjen falë sistemit të kockave, tarasierët ushqehen me insekte, zogj të vedhël dhe hardhuca.
Duke analizuar për herë të parë gjenomin studiuesit kanë zbuluar se këta gjitarë janë më afër njeriut se sa lemurët. Ky studim ka individualizuar rreth 200 gjene specifike që i bëjnë unik tarasierët dhe shumë prej këtyre përkojnë tek njeriu me sëmundje dhe keqfunksionime të lidhura me shikimin dhe me karakteristika muskulare dhe skeletore. Për më tepër disa lloje tarasierësh janë duke u zhdukur dhe këto harta gjenetike mund të ndihmojnë në ruajtjen e diversitetit gjenetik të këtyre kushërinjve tanë të vegjël dhe qesharak.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.