KreuStil Jetese

Ministrja Gjosha sensibilizohet në fushatën e Spitalit Amerikan: Të parandalojmë kancerin e gjirit!

Tetori është në të gjithë botën muaji që i dedikohet sensibilizimit të njerëzve për parandalimin e kancerit të gjirit. Sipas studimeve mundësia për t’u shëruar, në rast se diagnoza bëhet në kohë është rreth 90%. Ja përse është thelbësore që të gjitha gratë të kujdesen për shëndetin e tyre, të informohen edhe të ndjekin rregullat shëndetësore që mund t’u vijnë në ndihmë për të mbajtur larg sëmundjen.

Spitali Amerikan, si çdo vit përgjatë muajit tetor ka ndërmarr nisma për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit. Këtë vit i janë bashkuar edhe shumë figura të njohura nga politika, ekrani si dhe bota e artit dhe e sportit në vend, midis tyre edhe Ministrja e Intergrimit Evropian, Klajda Gjosha. “Beteja me kancerin fitohet nëse kjo sëmundje kapet në kohë, ndaj mos neglizhoni për asnjë moment. Egzaminimet periodike janë gjëja më e rëndësishme”- ka shkruar sot në një status në Facebook shoqëruar me foto që tregojnë angazhimin e saj edhe të figurave të tjera në këtë çështje. Ndërkohë Spitali Amerikan vjen me një lajm të mirë, sidomos për shtresat në nevojë, të cilët do të mund të përfitojnë mbi 200 mamografi falas, si dhe paketat e kontrollit do të kenë 50% ulje.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF