“Ne shqiptarët jemi të fortë!”, Elita Ziberi rrëfen performancën në Turqi dhe pse s’e pa i ati

View Gallery
3 Photos
“Ne shqiptarët jemi të fortë!”, Elita Ziberi rrëfen performancën në Turqi dhe pse s’e pa i ati

“Ne shqiptarët jemi të fortë!”, Elita Ziberi rrëfen performancën në Turqi dhe pse s’e pa i ati

“Ne shqiptarët jemi të fortë!”, Elita Ziberi rrëfen performancën në Turqi dhe pse s’e pa i ati

Për Elitën, pjesëmarrja në “The Voice of Turkey” dhe kthimi i të gjitha karrigeve të kuqe gjatë audicioneve të fshehura, është ende diçka e pabesueshme. “Kisha konkurruar aty para një viti por nuk më kishin marrë në telefon. Më kontaktuan, shkova dhe ja ku jam! Jam në një ëndërr! Më duket e pabesueshme sepse ka pasur me të vërtetë shumë konkurrentë. Më vjen mirë që kalova, edhe për faktin se doja t’i tregoja Turqisë që edhe ne shqiptarët jemi shumë të fortë”. Momentalisht ajo ndodhet në Tetovë, ku ka marrë pafund urime nga të njohur por edhe të panjohur. Po i shfrytëzon këto ditë edhe për të marrë ndonjë këshillë artistike për fazat e mëtejshme, transmeton Top Channel. Dhe kur bëhet fjalë për këtë, padyshim ajo e ka mësuesin brenda shtëpisë, një ndër vokalistët më të preferuar në trojet shqiptare. Elita është vajza e Arif Ziberit, liderit të “Elita 5”. E pyetur se pse babai nuk e shoqëroi gjatë audicioneve, ajo ka thënë duke qeshur “Babi është pak frikacak nga avioni, e për më tepër, jam e sigurt që nuk do ta përballonte dot atë çast. Madje, ai nuk më ka parë as në TV gjatë performancës, për shkak të emocioneve. Di që në atë moment ka dalë prej shtëpisë, ngaqë nuk e përballonte dot”. Pas pjesëmarrjes së dikurshme në “Top Fest”, por edhe pas cover-ave të suksesshëm që ka bërë së fundmi, Elita Ziberi po kërkon të hedhë hapa të sigurt në tregun e muzikës turke. Pas audicioneve të fshehura, ajo pret të kalojë edhe në fazat e tjera të këtij talent-show.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.