KreuKuzhine

Patëllxhani, perime apo frut!

Patëllxhani është një nga produktet më të dashura për Shqipëtarët. E bëjmë turshi, e gatuajmë në tavë apo e bëjmë turli. Por ajo që nuk dini është se patëllxhani është një frut botanik që gatuhet si një perime. Ai i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet. Patëllxhanët rriten njësoj si domatet.

Ekzistojnë plot 300 varietete të patëllxhanit që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli. Patëllxhanet në përmasa të vogla kanë një lëkurë mjaft të hollë dhe shije më të ëmbël se patëllxhanët e mëdhenj. Patëllxhani është produkti që përmban më shumë nikotinë nga të gjitha frutat dhe perimet e tjera. Por mos u shqetësoni sepse duhet të hani nga 9 deri 18 kile patëllxhan që të arrini nivelin e nikotinës së një cigareje

Në Shqipëri, patëllxhani kultivohet prej shekujsh dhe është pjesë e pandarë e gatimeve vendase. Përdorimi i tij mbetet pjesë e traditës orientale të gatimit me shembullin më të mirë atë të tavës ‘imam bajalldi’, por edhe format e reja të gatimit si pjesë e turlive me zarzavate të ziera janë tradicionale për shqiptarët. Pa harruar që glikoja me patëllxhanë të vegjël mbushur me bajame është një specialitetet më vete.

Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe sodiumit. Patëllxhanët janë një zëvëndësues ideal i mishit në dietat vegjetariane. Ato kanë aftësinë të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjet nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret. Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF