Ronela Hajati, nga kopertina e “Daily mail”, me një këngë hit në Turqi. Tregon për lidhjen me Young Zerkën  

 

E qeshur dhe entuziaste për suksesin që ka arritur por edhe për planet që ka ndër mend të realizojë. Kështu është shfaqur Ronela Hajati ditën e sotme në emisionin e pasdites në Klan “Rudina”. Ka qenë një vit i mbushur me angazhime për këngëtaren ky ndryshe nga vitet paraardhës. Ajo që i bie menjëherë në sy prezantueses është tatuazhi i Ronelës, të cilin ajo rrëfen se e ka bërë në një moment të vështirë të sajin, kur i ati i ndjerë u sëmur rëndë… Ndihen emocionet e Ronelës teksa flet për këtë, “më duket sikur ka ikur me pushime, dhe sikur do kalojë pak kohë edhe do të kthehet prapë, nuk e konceptoj dot se ai nuk është mes nesh” – u shpreh ajo.

Ndërkaq Ronela, si për të plotësuar edhe dëshirën e “mbështetësit të saj më të madh në familje”, babait të saj që nuk jeton më, ka realizuar këtë vit projekte muzikorë të suksesshëm. Bëri shumë bujë në fakt videoklipi i këngës së saj “A do si kjo” disa muaj më parë, për shkak të veshjes dhe performancës së figurantëve që u ngatërruan me anëtarë të ISIS, aq sa këngëtarja asokohe doli edhe në kopertinën e “Daily mail”.  Ndërkaq përpos kësaj ngatërrese, edhe muzika e Ronelës i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, vetë këngëtarja rrëfen se gjatë kësaj vere i ka rastis që në Turqi,

të dëgjojë këngën e saj mbi 10 herë gjatë një dite. Prej aty Hajati ka pasur edhe oferta nga radio dhe shtëpi diskografike. Është përfolur shpesh në medie edhe për një lidhje të sajën të mundshme me këngëtarin Young Zerka, por këngëtarja ka thënë se midis të dyve ka vetëm një miqësi shumë të mirë dhe se ajo aktualisht është single.

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.