KreuStil Jetese

Rrëfimi prekës i aktorit: Si i shpëtova sëmundjes së kancerit!

ben-stiller

Regjisori dhe aktori Ben Stiller ka postuar në sitin e tij një intervistë të dhënë për programin radiofonik “Howard Stern Show” , në të cilën rrëfen për betejën, që ka bërë kundër kancerit të prostatës. “Po, unë kam pasur kancerin”, shkruan në “Twitter” aktori i njohur 50-vjeçar, i cili lidhur me historinë e tij shpjegon se ka shpëtuar vetëm falë një diagnoze.

“Më kanë diagnostikuar me kancer më 13 qershor 2014. Në 17 shtator të atij viti testi konfirmoi se unë vuaja prej tij. Në tre muaj e gjysmë kam qenë në një udhëtim të çmendur në malet ruse, të cilin mund ta identifikojnë rreth 189 mijë burra nga Amerika”, shkruan Stiller, duke deklaruar se kjo ka qenë një provë, e cila ka shpëtuar jetën e tij.

Teksa tregon për rimëkëmbjen që i ka bërë kësaj sëmundjeje Stiller thotë se:  “Në fillim isha i frikësuar. Nuk e dija se çfarë më priste, nuk arrija të planifikoja jetën time”. I shoqëruar nga kirurgu që e ka ndjekur, Edward Schaeffer, aktori thekson sa është e rëndësishme, që për këtë sëmundje të bëhen sa më shpejt analizat .

“Kam qenë me fat, me shumë fat, sepse kanceri im u zbulua në fillim dhe kjo mjaftoi që të shërohet. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, kjo është arsyeja pse tani unë jam duke folur”, përfundon Stiller.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF