KreuStil Jetese

Truproja fshin Kim Kardashian nga rrjetet sociale

Trupëroja i Kim Kardashian fshiu çdo të dhënë të saj nga rrjetet sociale… Përfshirë foto dhe të gjitha të dhënat që tregonin se ai punonte për atë.

“A e kanë pushuar nga puna çifti Ëest trupërojën e tyre Pascal Duvier? Përgjigjja është jo.

Burime pranë Kim dhe Kanye tregojnë për “TMZ” se Kim dhe Kanye nuk fajësojnë Pascal-in për grabitjen që ndodhi. Ashtu siç është raportuar, ai ka shoqëruar Kourtney dhe Kendall atë natë. Burime pranë tyre kanë thënë se çifti i beson djalit dhe e duan pranë vetes. Paskali është ai që “ruan krahët e Kim” qysh prej vitit 2012.

“TMZ” ka raportuar se ndryshimet në rrjetet sociale janë bërë vetëm për të shmangur që mashtrues të ndryshëm të marrin informacione për Kimin, që mund t’i përdorin për qëllime dashakeqëse.

Përpara kësaj ngjarjeje Kim u impresionua shumë nga reagimi që pati gjatë sulmit që iu bë nga Vitalii Seduk , dhe e quajti atë një “G”( përdoret për gangster).

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF