“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës

View Gallery
4 Photos
“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës

“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës

“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës

“Vjen” në Tiranë vula e Faik Konicës

Shtampa “Ex Libris” e Faik Konicës  nga dita e nesërme do të jetë në Bibliotekën Kombëtare.  E quajtur ndryshe  “Vula e Faik Konicës” është dhuratë nga Katedralja e “Shën Gjergjit” dhe Biblioteka e “Fan Nolit” në  Boston.

Me një realizim unik artistik, shtampa përbëhet nga dy germa platini F.K, që përfaqësonin artin e tipografisë koniciane të “Albania-s” e të librave, që ai shtypi me ato germa, si dhe nga dhjetë gjarpërinj në pozicione të ndryshme, që rrethojnë inicialet e emrit të Faik Konicës. Kjo logo mban edhe si shënim në greqisht një thënie tipike të nxjerrë nga vepra e filozofit të mirënjohur Erasmus i Roterdamit (Desiderius Erasmus), të cilën Konica e ka perifrazuar në frëngjisht qysh tek “Albania”, nr. 1, Janar 1902: “Il disent ce qu’il veulent: qu’il continuent, je n’en moque!” (Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën..!)

Shtampa “EX LIBRIS”, me përmasa 4.5X5.75, është gjetur rastësisht në “libra-raftin e Vatrës” dhe iu besua në fillim të viteve ’80 Kishës autoqefale të Nolit, ku u ruajt më tepër se 35-vjet në “Bibliotekën e Fan Nolit” në Boston, duke nderuar amanetin e vetë Konicës, shkruar Nolit në vitin 1942. Si relik historik është kataloguar në sistemin numerik të bibliotekës noliane dhe si i tillë është kundruar nga qindra vizitorë, studiues e admirues të Konicës, shqiptarë dhe jo shqiptarë, të mirëpritur gjatë këtyre viteve në arkivën noliane. Sipas shënimeve që shoqërojnë Shtampën, mendohet se EX LIBRIS F.K. është realizuar nga skulptori belg Paul Nocquet, mik i ngushtë i Konicës, me të cilin ai u ushtrua në sportin e skermës gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.