Rivalitet truprojash: Kush është më seksi? 0 155

Edhe pse puna e tyre kryesore është të garantojë sigurinë e personazheve, disa nga truprojat e të famshmëve nuk kalojnë pa u vënë re. VIP-at fotografohen me truprojat e tyre, sa disa syresh eklipsojnë dhe vetë personazhet që kanë nën patronazh. Përtej fizikut të stërvitur, tani luhet edhe me portretin. Kush prej tyre është më i pëlqyeri?

Ariana Grande: Ariana e vogël duket mjaft e sigurt në krahët e truprojës së saj.

Jennifer Lawrence: Jennifer shpesh kalon në plan të dytë. Të gjithë shohin truprojën e saj Greg Lenz që mbron aktoren dhe mban qenin e saj.

Adele: Këngëtarja britanike ka për truprojë holandezin Peter Van der Veen, i  cili ka fituar titullin Mr. Europe në vitin 2005.

Kylie Jenner: Vajza e vogël e Kris Jenner i ka të gjitha: famën që në moshë të re, shtëpinë luksoze në Hollywood dhe një truprojë që siç e shihni vetë…

Beyonce: Diva e muzikës pop është martuar me Jay Z në vitin 2008. Por është edhe një mashkull tjetër në jetën e saj, Julius de Boer. Që të kuptohemi, është thjesht truproja e saj.

Katie Holmes: Ky është truproja që Katie Holmes ka patur gjatë kohës që ka qënë në lidhje me Tom Cruise. Rivalitet i forte! A nuk duket sikur ka dalë nga reklamat Calvin Klein?

Britney Spears: Britney me ulje-ngritjet e saj, bën përshtypje kur e shohim në formë të mirë fizike. Por, kur është vetëm, sepse truproja krah saj merr të gjithë vëmendjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *