Ashton Kutcher dhe Mila Kunis së shpejti prindër për herë të dytë

Ashton Kutcher ka zbuluar aksidentalisht në emisionin “Today” në NBC News se ai dhe bashkëshortja e tij Mila Kunis do të bëhen sërish prindër. Prindërit e vajzës dyvjeçare Wyatt, janë në pritje të fëmijës së dytë që Kutcher gjatë intervistës la të kuptojë që është një djalë.

Ashton Kutcher, Mila Kunis dhe vajza e tyre Wyatt
Ashton Kutcher, Mila Kunis dhe vajza e tyre Wyatt

Aktori gjithashtu tha se vajza e tij di që diçka ka në barkun e Mila-s, por mendon që mund të jetë një kukull. “Ajo drejtohet nga barku i Mila-s dhe thotë ‘vëllai beb’.” – tregon Kutcher. “Më pas drejtohet nga unë dhe thotë që aty brenda ka birrë.”

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Gjatë intervistës Ashton pohoi se është i frikësuar që do të jetë baba i dy fëmijëve. “Jam paksa i tmerruar të them të drejtën.” – ka pranuar ai.

Ashton dhe Mila janë martuar në një ceremoni të fshehtë në korrik të 2015-ës. Vajza e tyre Wyatt lindi në vitin 2014.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.