Atelie At’Nikolla sjell bizhuteri Made In Itali në Shqipëri   0 220

Kopertina e fundit e revistës BORDO tërhoqi vëmendjen e audiencës sa me imazhin e zgjedhur modelen e bukur, Andonia Dobi, fustanin lejla velvet firmosur si gjithmonë nga Enada At’Nikolla, aq edhe për vathët interesantë, që plotësonin këtë ‘look’. Prezantimi i këtyre vathëve (3 lloje që u shfaqën në editorial) i takonin dizenjatores italiane Lilla Tabasso, e cila realizon me duart e saj këtë aksesorë të çmueshëm, që dallojnë sa për finesën, po aq edhe për ngjyrat e dashura, frymëzuar nga lulet. Vetë stilistja At’Nikolla ka lajmëruar dje përmes llogarisë së saj në Instagram se krijimeve të saj autentike i janë bashkuar këto objekte arti.

“Në atelienë tonë kemi miq të rinj, shoqëruesit më të dashur të veshjeve.., me të vërtetë shumë interesantë e të dashur.  Jemi këtu Lilla Tabasso Glass and Jewelry”, është shprehur ajo, e mandej ka prezantuar disa prej tyre, të cilat mund t’i bëni tuajat tashmë. At’Nikolla ka firmosur një kontratë me firmën italiane Lilla Tabasso, produktet e së cilës, varse, vathë, spila, byzylykë, etj për të pasur ekskluzivitetin e shitjeve për Shqipërinë. Ndërkaq, në albumin e prezantuar nga BORDO ju prezantojmë disa prej tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *