E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen

View Gallery
5 Photos
E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen

E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen

E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen

E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen

E ëma e Angela Martinit, bukuria është në gen

Bukuria e saj ka bërë të flasin jo pak edhe mediet e huaja. Titujt e bukurisë që ajo mban janë në fakt të konsiderueshëm por në zanafillën e saj që përkon me vitin 2010 ne e kujtojmë si “Miss Universe Albania”.

Modelja shkodrane, ka publikuar sot një foto së bashku me mamanë e saj, duke i bindur kështu admiruesit se bukurinë e ka në gen. Në fakt nuk është hera e parë që publikon foton e mamasë së saj, dhe të shumta janë komplimentet për të dyja nga miq dhe fansa.

“Shumë zonjë teta Nexhi, kurse ti Angela bukurinë e ke prej saj”- shkruan një fanse e bukuroshes.

Angela është larguar nga Shkodran në moshën 10-vjeçare për në Zvicër por gjithmonë ka treguar për lidhjet e saj të ngushta me Shkodrën ku edhe kthehet herë pas here. Të shumtë janë edhe mbështetësit që ajo ka nga vendlindja e saj, dhe nuk kishte si të mungonin në këtë foto edhe komentet prej tyre: “shkodrane moj ta marrsha”, shkruan një prej tyre në foton e publikuar pak orë më parë në instagram.

Ajo ka filluar karrierën e saj si modele në moshën 18-vjeçare dhe ka nënshkruar kontrata me firma të mëdha modelingu si “Next Model Management”, “Elite Model Management” etj. Ka qenë modele e edicionit të 2008 “Sports Illustrated Sëimsuit Issue”. Angela ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Issue”, në Las Vegas.

Martini mban ende rekordin si ish-misi shqiptar që ka arritur suksesin më të madh deri më sot.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.