Gjykata e Apelit konverton dënimin për Stresin, jo më 2 muaj burgim

 

Këtë paradite Gjykata konvertoi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, për reperin Arkimed Lushaj nga 2 muaj burgim e konvertoi në 18 muaj shërbim prove. Gjatë kësaj kohe, pas arratisjes nga komisariati nr.4 i policisë reperi është parë të bëjë një jetë normale. Bëri bujë një vit e gjysmë më parë fakti që ai u arratis nga komisariati, ku ishte shoqëruar për verifikime pasi po drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, duke u hedhur nga kati i dytë. Në fakt ai ka pasur edhe përplasje të tjera me policinë.

Stresi është proceduar penalisht, pas arratisjes dhe akuzës për të cilën gjendej në komisariat.

Prokuroria ka kërkuar për këto vepra 6 muaj burgim për këto vepra, por gjykata kishte pranuar vetëm 2 muaj burgim.

Paraditen e sotme pasi Prokuroria ka bërë sërish ankesë, duke kërkuar rritjen e masës së dënimit, ndërsa Gjykata e Apelit vendosi ta konvertojë dënimin nga 2 muaj burgim në 18 muaj në shërbimin e provës.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.