KreuStil Jetese

Jessica Alba, në avion pa makijazh

Aktorja përshëndet Parisin me një selfie të bukur, pa makijazh përpara se avioni të ulet.

“Mirupafshim, deri herën tjetër Paris” ka shkruar bukuroshja amerikane në rrjetin social Instagram. Ajo ka ndarë me fansat e saj një foto ku duket pa makijazh edhe rrezellitëse. Në versionin “ujë dhe sapun”, Alba duket e brishtë dhe ndoshta edhe më pranë njerëzve të thjeshtë. Fansa nga e gjithë bota kanë shprehur admirimin për aktoren duke e ftuar madje në vendin e tyre.. “Eja në Gjermani!”- i shkruan një prej fansave.

35-vjeccarja Jessica Marie Alba, është një nga aktoret më të dashura amerikane. Ajo është gjithashtu modele dhe biznesmene. Ka fituar çmime të ndryshme aktrimi, përfshirë “Teen Choice Award” dhe “Saturn Award for Best Actress on Television”, gjithashtu dhe një nominim në “Golden Globe”për rolin e saj në serialin televiziv “Dark Angel”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF