KreuStil Jetese

Portieri i Kim Kardashian: Jam një viktimë

Kim Kardashian nuk ka asnjë arsye që të dyshojë tek portieri që la grabitësit të hyjnë në apartamentin e saj këtë javë, kështu është shprehur vetë portieri

Portieri 40-vjeçar i ka shkruar një letër të hapur Kim-it, duke u përpjekur t’i shpjegojë se ai ka qenë vetëm një viktimë, pasi Kim ka pasur dyshime në lidhje me këtë. Asaj i është dukur portieri shumë i qetë gjatë përballjes që ndodhi me grabitësit.

Portieri ka shkruar, “E dashur Kim: Kur një njeri ndien tytën e ftohtë të armës në qafën e tij, është pikërisht në atë moment që çdo veprim që do bëjë mund të vendosë jetën apo vdekjen, të të dyve ne”. Në këtë letër të publikuar në revistën “Closer”,Kim gjatë ngjarjes është drejtuar nga portieri dhe i ka thënë “Mos ndoshta do të vdesim?” Ai i ishte përgjigjur i qetë “Nuk e di”.

Qetësia e tij e ka bërë Kimin të dyshojë, por ai është justifikuar duke thënë se po të mos kishin ruajtur qetësinë ndoshta tani s’do të ishin gjallë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF