Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos fiton Nobel-in e Paqes

Komiteti norvegjez i çmimit Nobel ka vendosur që Nobeli i Paqes për vitin 2016 të shkojë për presidentin kolumbian Juan Manuel Santos për rezolutën e tij për t’i dhënë fund luftës civile 50 vjeçare në vend, një luftë që i ka kushtuar jetën të paktën 220 mijë kolumbianëve dhe shpërnguljen e rreth 6 milion njerëzve. Presidenti Santos inicioi negociatat që kulmuan me marrëveshjen e paqes mes qeverisë kolumbiane dhe guerilasve FARC. Rezultati i votimit nuk ishte ai që presidenti Santos dëshironte: një shumicë e ngushtë e më shumë se 13 milion kolumbianëve i thanë “Jo” marrëveshjes. Ky rezultat ka krijuar një pasiguri të madhe për të ardhmen e Kolumbisë.

Juan Manuel Santos lindi më 10 gusht 1951. Që prej vitit 2010, ai është presidenti i 32-të i Kolumbisë, Më herët ka qenë ministër i mbrojtjes, nga vitit 2006 deri më 2009-ën.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.