11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

View Gallery
5 Photos
11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

11-vjeçarja interviston Hillary Clinton

Hillary Clinton është përballur me disa intervista të vështira në prag të këtyre zgjedhjeve elektorale, por ajo më e veçanta mund të jetë me Marley Dias, 11-vjeçarja themeluesja e “Black Girl Books” një libër me histori për vajzat me ngjyrë.

“Kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha presidentja e parë grua,” thotë Dias për “Elle”. Edhe pse ajo vendosi që mund të kontribuojë nëpërmjet fushatave sensibilizuese  për të arritur një ndryshim politik apo social, dhe jo nëpërmjet një posti publik, kjo nuk e ndalon atë që të “shtrydh” trurin e Hillary Clinton-it në librin e saj të preferuar, pasiguritë dhe marrëveshjet që kanë lidhje me njerëzit për të cilët punon. (Dias ka bërë që edhe vetë Senatorja ta ndjek atë në Instagram)

 

Në librin e parë ajo është përshkruar kështu: “Kur isha e vogël në moshë, unë identifikohesha me “Little Women” nga Louisa May Alcott, veçanërisht me karakterin e JO. Libri është shkruar në kohën kur mundësitë për vajzat dhe gratë ishin të pakta. […] Më kujtohet që ndërsa lexoja atë libër mendoja, dua të bëhem si ajo kur të rritem”.

Për të preferuarin e saj “Black girl book”: Një nga autorët e mi të preferuar është Maya Angelou, dhe e adhuroj librin e saj “I Know Why the Caged Bird Sings”. Aty rrëfehet se si Maya u bë një njeri i fortë dhe i vendosur”.

Për sa i përket pasigurive të saj në shkollë të mesme: “Javën e parë të shkollës isha e emocionuar dhe nervoze. Në atë kohë flokët i mbaja lidhur bisht ose me një shirit dekorativ, mirëpo kur pashë vajzat e tjera dhe flokët e tyre…ups, mendova se ato dukeshin më të mëdha ndaj i’u luta nënës sime që të më çonte te një parukier që t’i rregulloja dhe unë flokët në atë mënyrë. Fqinji ynë na rekomandoi një sallon të vogël që gjendej pas dyqanit të ushqimeve, dhe shkuam atje. Mirëpo parukieri u hutua doke folur me nënën time dhe më bëri një gështallë të madhe. Kur e pashë u mërzita shumë, kështu që ai u mundua të ma mbulonte me flokë të rremë. Ndodhi që në shkollë një shoku im aksidentalisht e tërhoqi bishtin e rreme të flokëve atë kohë dhe ua tregoi të gjithëve. Ishte një makth për mua, u ndjeva e turpëruar. Atë kohë ndjehesha sikur ai të ishte momenti më i keq i jetës sime. Tani që jam e rritur në moshë, sigurisht që kam perspektiva të mëdha. Por e mbaj mend si ndjehesh të jesh në moshën tuaj (për 11-vjeçaren Dias) dhe të shqetësohesh aq shumë për atë që të tjerët mendojnë rreth teje. Dhe jam e gëzuar që asokohe nuk e kisha kuptuar se pjesën tjetër të jetës do ta kaloja e rrethuar nga njerëz që do të komentonin flokët e mi”.

Të bësh të tjerët të të japin votën pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në shkollë të mesme: “Ajo ç’kam besuar gjithmonë në fund është se votat nuk janë thjesht diçka që ti merr – është diçka që njerëzit të japin ty kur shikon se sa fort je duke punuar.

Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.