Brad Pitt nuk do të hetohet për incidentin në avion

Sipas “TMZ”, FBI ka vendosur të mos vazhdojë hetimet për incidentin e ndodhur në avion, në 14 shtator, pasi kontakti me të birin Maddox ishte i pavullnetshëm.

Duke cituar burimet investigative, faqja amerikane raporton se FBI nuk e ka hetuar asnjëherë në mënyrë zyrtare aktorin, duke u limituar në mbledhjen e fakteve. Sipas një rindërtimi të ngjarjes, Madoox nuk ka marrë asnjë plagë gjatë përplasjes me Brad Pitt, e cila ka qenë në mënyrë të pavullnetshme. Pikërisht të premten Brad Pitt takoi fëmijët e tij, dhe sipas burimeve të “People” ata kanë kaluar momente të mrekullueshme së bashku”.

Maddox, 15, Pax, 13, Zahara, 11, Shiloh, 10, Viviene dhe Knox 8, gjatë kësaj periudhe po jetojnë me Jolie-n në një shtëpi të marrë me qera jashtë Los Angeles, Në një marrëveshje të përkohshme që është bërë midis ish-çiftit, e vlefshme deri në 20 tetor. Takimi i parë i aktorit me fëmijët, është bërë në praninë e një terapisteje. Takimet e tjera në të kundërt, duhet të jenë më të lirë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.