KreuStil Jetese

De Niro kundër Trump: “ Është një qen, një derr. Do të doja ta godisja me grushta”

Është bërë menjëherë virale në rrjet një video ku aktori Robert De Niero sulmon në mënyrë të rëndë, dhe të drejtpërdrejtë, kandidatin për president të Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesin e republikanëve Donald Trump. “Është kaq idiot. Është një qen, një derr. Artist i budallallëqeve. Nuk paguan taksat, është një e keqe kombëtare. Më acaron fakti që ky vend ka arritur në këtë pikë sa të lejojë këtë idiot të arrijë deri këtu, thotë aktori në një filmim të transmetuar nga “Fox News”.

 

Dhe pastaj shton: “Thotë se do t’i godiste njerëzit me grushte në fytyrë. Eh po, mua do të më pëlqente shumë që ta merrja me grushte”, vazhdon De Niero. Një pozicionim që i ka pëlqyer edhe shkrimtares së Harry Potter Rowling, e cila e ka shpërndarë në Twitter.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF