Evi Reçi: “Fat i madh të jem pjesë e prestigjozes ‘la Repubblica'”

Këngëtarja Evi Reçi prej disa vitesh jeton në qytetin e Firences ku i është dedikuar profesionit të saj, gazetarisë. E diplomuar në Universitetin e Firences për komunikim, media dhe gazetari, Evi ka qenë zëri i dashur radiofonik i “Radio Fleur”. Përmes programit të saj ftonte dëgjuesit të udhëtonin nëpër qytete të ndryshme të botës për t’u njohur me artin, kulturën dhe muzikën e atij vendi.

Evi Reçi
Evi Reçi

Por kishte ardhur koha për një ndryshim. Tashmë këngëtarja simpatike i është bashkuar një prej mediave më të rëndësishme në Itali, në gazetën “La Repubblica”. Evi është gazetarja që do të mbulojë kulturën në redaksinë e kësaj gazete në Firence. “Gjithçka shkon shumë mirë deri tani. Ka shumë energji por edhe tension shpeshherë.” – tregon Evi për BORDO. “Është një fat i madh që jam në një redaksi kaq prestigjoze.”

Evi Reçi
Evi Reçi

Për momentin Evi Reçi është shkëputur nga radio pasi angazhimi në gazetë është i përditshëm, ndonëse oferta të tjera nuk mungojnë. “Kam një ofertë nga një radio tjetër por ende nuk kam konkretizuar gjë.”

Siç keni mësuar më herët nga BORDO, Evi është duke punuar për një këngë të re e cila pritet të dalë së shpejti. Kjo këngë do të prezantohet nën logon e distribucionit dixhital “360M records” me bazë në New York.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.