KreuArt

“Fashion Photography”, shkrepje nga mjeshtrit e fotografisë

Modë dhe fotografi, dy forma të shprehjes së kreativitetit njerëzorë që shpesh i bashkëngjiten njëra-tjetrës. Nga ana tjetër shtëpitë e modës dhe revistat janë bërë të suksesshme edhe nëpërmjet fushatave publicitare dhe shërbimeve fotografikë të bazuar në objektivët fotografikë më virtuozë. Për të mos folur për supermodelet e bëra të famshme edhe falë aftësisë së fotografit që ka ditur të vlerësojë dhe të vërë në dukje pamjen fizike. Edhe i është dedikuar pikërisht mjeshtërve të fotografisë ekspozita “Fashion” që do të hapet prej datës 6 dhjetor në “La Galerie de L’instant “ në Paris. Të gjithë të pasionuarit ndaj modës dhe fotografisë (ose vetëm më një prej tyre) do të kenë mundësinë të admirojnë shkrepjet e artistëve të mëdhenj si Bruce Weber, Herb Ritts, Steven Meisel, Peter Lindbergh, Paolo Roversi, Richard Avedon, Ellen Von Unwerth dhe shumë të tjerë.

Këto firma të mëdha që komunikojnë nëpërmjet imazhit kanë shoqëruar personazhet e famshëm në etapat e tyre më të rëndësishme, në rrugën drejt famës dhe suksesit. Ndonjë emër? Kate Moss, e fotografuar nga Bruce Weber dhe Mary MÇartney, Naomi Campbell nga Herb Ritts, një moment “i vjedhur” i  Yves Saint Laurent nga Dominique Berretty. Një ekspozitë e pasur për të cilën është kujdesur galeristja pariziene Julia Gragnon, në njohëse e thellë e university të modës që ka dashur në këtë mënyrë tu bëjë një homazh fotografëve të saj të preferuar, atyre “krijuesve të mrekullueshëm që ajo i admiron.

                                                                                                                      Përshtati: Anila Dedaj

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF