Gwyneth Paltrow, ndërmjetëse midis Jolie dhe ishit të saj Brad Pitt

Është raportuar se Gwyneth Paltrow po përpiqet të ndihmojë ishin e saj Brad Pitt në lidhje me divorcin nga Angelina Jolie. Thuhet se aktorja, e cila ka pasur një lidhje 3-vjeçare me “hajdutin e zemrave” të Hollivudit, pasi u takuan në vitin 1995 në skenën e xhirimit të filmit “Seven”, është përpjekur të veprojë si ndërmjetëse për të qetësuar gjendjen mes çiftit Brangelina.

“Është një formë egoizmi nga ana e saj, nëse mendon se ai ka nevojë për këshillën e saj për sa i përket ndarjes me Angelina Jolie-n”, shprehen burimet për “Radar Online”.

“Gwyneth është e bindur se ajo mund të ndihmjë, madje është vetofruar në rrugë jozyrtare për të bërë ndërmjetësen ndërmjet Brad dhe Angie-t”.

Gjithsesi Brad nuk duket shumë entuziast për këtë ide.

Burimet e brendshme shtuan: “Kjo është gjëja e fundit për të cilën Brad-it i duhet të mendojë natyrisht”.

Ky lajm vjen menjëherë pasi Brad ka takuar fëmijët për herë të parë pas ndarjes nga Angelina.

Martesa 2-vjeçare e çiftit përfundoi muajin e shkuar, edhe pse ata kishin kaluar më shumë se një dekadë të lidhur së bashku.

                                                                                                                         Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.