KreuCelebrity

Java e “tersit”: Dy yjet e kombëtares ndahen nga të dashurat

Në ndeshjen me Lihteshjenin dukej se futbollisti Berat Gjimshiti nuk ishte në formën e tij më të mirë , e shkak për këtë mendohet es ka qenë jeta e tij sentimentale. Gjimshiti prej pak kohësh është ndarë nga e dashura e tij Alisa Menkovic.  Modelja serbe ka qënë në një lidhje publike me futbollistin shqiptar për shumë kohë, edhe pse ata të dy kanë një diferencë të konsiderueshme moshe. Alisa ka fshirë gjatë këtyre ditëve çdo foto dhe video që kishte në Instagramin e saj me Beratin, ndërkohë që ka filluar jetën prej një vajze single. Nga ana tjetër Gjimshiti duket se po shpreson për një ribashkim të mundshëm , pasi ende nuk ka fshirë fotot e cilat shprehte dashurinë  në muajt e kaluar. 23 vjeçari duket se po e vuan shumë ndarjen nga ish e dashura e tijm raporton Bluetooth. Por po sot thuhet se edhe Bekim Balaj është ndarë nga e dashura. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi. Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar” duke konfirmuar muaj më parë për “Bluetooth” lidhjen. E ndonëse raporti mes tyre dukej si një romancë nga ato të konsoliduarat, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit. “Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes.“Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet, të cilat theksojnë faktin se për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme e ka të pamundur të udhëtojë shpesh. Bekim Balaj dhe Elita Rudi janë njohur në fillim të vitit të shkuar, ndërsa gjatë muajit gusht ata nisën përfundimisht romancën. Elita kishte udhëtuar së bashku me vëllain e saj drejt Kroacisë për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante edhe Balaj, madje tejet e bezdisur për këtë fakt, pasi nuk është aspak fanse e futbollit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF