KreuCelebrity

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony sërish bashkë. Arsyeja?

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj Marc Anthony do të bashkohen edhe një herë për albumin krejtësisht në gjuhën spanjolle. Albumi parashikohet të dalë në vitin 2017 ndërsa kënga e parë që do e paraprijë do të publikohet në muajin nëntor.

Anthony do të jetë producenti i albumit të ri, i pari në spanjisht që vjen pas atij të vitit 2007 “Como ama una mujer” (Si dashuron një grua).

Në atë kohë ky album ishte i pesti nga albumet spanjolle që kanë hyrë në dhjetëshen më të mirë të “Billboard 200 charts”, ndërsa Lopez ende mban rekordin si artistja femër që ka hyrë në Top 10 me një album në gjuhën spanjolle. Edhe albumi i 2007-ës është bashkëprodhuar nga Anthony.

Lopez gjithnjë ka shprehur krenarinë për rrënjët latine, duke kënduar shpesh nw në spanjisht edhe në bashkëpunimet me Pitbull, Ricky Martin dhe Prince Royce.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF