Trump: Kam bërë gabim, kërkoj falje!

Kandidati republikan për president, Donald Trump tha sot se komentet e turpshme që ka bërë lidhur me gratë ishin të gabuara dhe u zotua të bëhej ”njeri më i mirë”.

“Unë i kam thënë ato komente, ishin të gabuara dhe kërkoj falje lidhur me këtë çështje”, deklaroi Trump në një video të postuar në Facebook, pasi regjistrimit të një bisede, në vitin 2005, në të cilën ai mburrej sesi joshte gratë si dhe për aftësitë e tij seksuale.

“Çdokush që më njeh e di se këto fjalë nuk pasqyrojnë personin tim”, tha kandidati republikan.

Në videon e postuar në Facebook ai tha se kishte ndryshuar dhe se historia rreth atyre komenteve nuk ishte asgjë më shumë veçse një zbavitje nga çështje të rëndësishme me të cilat ballafaqohemi sot. Komentet e republikanit,Trump të bëra në vitin 2005, kur ishte i ftuar në spektaktlin “The Apprentice”, i referohen mënyrës së turpshme se si atë e kishte bërë për vete një grua e martuar.

Ai gjithashtu përshkruan sesi ishte përpjekur për të joshur gruan në fjalë për të kryer marrëdhënie seksuale, por që kishte dështuar. Trump është shprehur në vijim të videos se “unë jam automatikisht i tërhequr nga femrat e bukura …  duke filluar që nga puthjet tyre”, duke shtuar se “kur ju jeni një yll mund të bësh gjithçka”.

Video: https://www.facebook.com/DonaldTrump/?fref=ts

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.