KreuCelebrity

Kim Kardashian i frikësohet publikimit të një tjetër videoje të nxehtë

Kim Kardashian vërtet i shpëtoi paq grabitjes me armë në Paris vetëm me vjedhje të sendeve personale, por duket se jo gjithçka ka mbaruar me kaq. Edhe pse jo e lënduar fizikisht, Kim vijon të vuajë pasojat e asaj bastisjeje. U bë me dije se hajdutët përveç bizhuterive me vlerë 11 milion dollarë, arritën të merrnin edhe dy telefona të 35 vjeçares. Këtu merr udhë një tjetër problem. Mendohet se në njërin prej telefonave ndodhet një video intime e Kim-it dhe bashkëshortit të saj Kanye West. “Kim është në panik sepse në telefonat e saj gjenden fotografi dhe video ku ajo shfaqet në çaste tepër intime.” – tregon një mik i saj për “In Touch”. “Mendimi se njerëzit mund t’i shohin fotot dhe videot, për të është shkatërruese.”

Ky nuk është rast i paprecedent për Kim Kardashian, sepse në vitin 2007 është publikuar edhe një tjetër video e nxehtë e saj me të dashurin e asaj kohe, këngëtarin Ray J.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF