KreuKuzhine

Ngjyrosni flokët me esenca… lëngjesh!

Tendenca e majave të flokëve të ngjyrosura, është shnërruar në një trend i cili është përhapur me shumë shpejtësi edhe në Shqipëri. Në dhjetë vajza, nëntë prej tyre dështiojnë t’i kenë flokët e lyera në këtë mënyrë.

Ndonjëra në parukieri, ndonjë tjetër në shtëpi, për shumë është një shpenzim parashë dhe kohe në të dyja format pasi nga njëra anë do paguanin parukieren, por nga anan tjetër në shtëpi u nevojitej boja e flokëve dhe koha për ta përgatitur. Por… tani keni mundësinë të mësoni një formulë të thjeshtë se si t’i ngjyrosni flokët tuaj vetëm me dy përbërës, pa pasur nevojë të shpenzoni para.

Ju nevojiten:
3 esenca për lëngje (Zgjidhni ngjyrën sipas dëshirës)
4 gota ujë
Përgatitja:
Hidhni tre pako esenca të cilat përmbajnë ngjyrën e dëshiruar, sipas një fruti që keni përzgjedhur vetë.
Më pas shtoni ujin dhe përziejeni atë me një lugë.
Vëreni të ziejë në një temperaturë të lartë pasi duhet që përzierja të vlojë sa më shpejt.
Kur përzierja të marrë valë, largojeni nga zjarri dhe zhysni në tenxhere majat e flokëve duke i lënë përreth 8-10 minuta.
Në fund, lajini flokët si zakonisht dhe shikoni rezultatin final.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF