Blendi Fevziu prezanton “thesaret” e tij

Ai është momentalisht një nga moderatorët më të ndjekur, me emisionin “Opinion”. Fotot në ambiente familjare i ka të pakta, por edhe ai si shumë prindër të tjerë “të dashuruar “ pas fëmijëve të tij, nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë për miqtë dhe ndjekësit e tij një foto ku është me të dyja vajzat.

“E paske pasurinë në dy duar…”- komenton një prej ndjekësve të Blendit në Facebook. Dhe me të vërtetë ajo që vihet re në fytyrën e tij është lumturia e pamasë e një babai tek ka dy vajzat në krahët e tij.

Një detaj shumë i këndshëm i fotos është që vajza e vogël e Fevziut është kthyer nga i ati, si për të kërkuar vëmendje, çka ka rënë në sy edhe fansave të moderatorit, të cilët e kanë pëlqyer dhe komentuar këtë panoramë simpatike familjare.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.