KreuStil Jetese

Çantat që ju duhen verën e ardhshme!

Verën tjetër, çantat e luksit do të kërkojnë të shëtisin më shumë. Qofshin këto katrore, të rrumbullakta, çanta XXL, mini-çanta apo kuleta, përveç se duhet të kombinoheni me aksesorin tuaj të ri duhet të përshtasni krejtësisht edhe sjelljen tuaj. Për disa atë të një femre në nxitim, që rrëmben çantën e saj para se të iki, disa të tjera kërkojnë më shumë fines.

Tek Céline, merrni çantën e saj XXL krejtësisht ndërsa tek Chanel, Victoria Beckham apo Mulberry çantat thes dhe ato të rrumbullakta shohin rripat e tyre të shtrëngohen në dorë. Madje edhe çantat e shpinës të firmosura Boss Women shohin veten të keqtrajtohen. Tek Chloé dhe Roksanda, çantat e vogla shndërrohen në bizhu, të zbukuruara me metale të arta dhe që mbahen në majë të gishtave apo lehtësisht tek mbajtësja.

Nadège Vanhee-Cybulski ka imagjinuar për Hermes, një business woman që nuk mjaftohet me një çantë dore parazit, ajo kërkon një ose dy mini-çanta të rrumbullakta për të vendosur minimumin e nevojshëm, normalisht duke u mbajtur si me përtesë.

Për ato që mendojnë të praktikojnë nostalgjinë e viteve ’50, Sonia Rykiel rikrijon çantën e tregut për vajza në version lëkure. Çanta e verës së ardhshme është për t’u marrë menjëherë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF