KreuStil Jetese

Celine Dion:Bashkëshorti im i ndjerë, i vetmi që kam puthur

Celine Dion, është ende në zi për vdekjen e bashkëshortit të saj të ndjerë Rene Angelil. Këngëtarja foli me zemër të hapur për romancën e saj të gjatë në një intervistë për “CBS” të shtunën mbrëma, me rastin e performancës të saj të njëmijtë.

“Përpara se ai të largohej, ishte jashtëzakonisht shumë e rëndë për të gjithë ne”, u shpreh mamaja e tre fëmijëve. “ Për mua veçanërisht, dhe për fëmijët e mi, të shikoja njeriun e jetës sime tek shuhej çdo ditë. Ai ishte njeriu që unë dashuroj, i vetmi që kam puthur, i vetmi që kam dashur”. Ajo vazhdoi: “Po. Nuk kam puthur asnjë burrë tjetër në jetën time. Kështu njeriu i jetës sime ishte partneri im, dhe ne ishim një gjë e vetme. Kur ai ndaloi së vuajturi i thashë vetes sime, ai është mirë tani. Dhe ai meriton të mos vuaj”.

 

Celine u pyet në intervistë në qoftë se shpresonte të binte përsëri në dashuri. “Jo tani” u përgjigj ajo. “Unë ende e dua atë. Jam ende e dashuruar me të. Dhe për më tepër kam dashurinë e fëmijëve të mi. Kam dashurinë e fansave të mi. I dua gjithashtu njerëzit me të cilët punoj. Edhe kështu jeta ime është e mbushur me dashuri. “Por është një këngë e Sia-s. ‘Bie të fle dhe imagjinoj se ti je me mua.’ Dhe unë bie të fle bashkë me të. Madje edhe në skenë më shoqëron ai. Dhe kështu, unë ende jam e martuar me të.”

Përgjatë intervistës, Celine rrëfeu shumë kujtime, midis tyre edhe takimin e parë me Rene. Këngëtarja e famshme ishte vetëm 12-vjeçe kur e takoi atë, dhe çfarë ishte vetëm një marrëdhënie profesionale, pasi Rene ishte menaxheri i saj, përfundoi në një histori dashurie që u kurorëzua në vitin 1994. Martesa zgjati 20 vjet derisa Rene u largua nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë janarin e vitit të kaluar.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF