KreuStil Jetese

Hiri i Prince ekspozohet në Paisley Park

Dyer të hapura në shtëpinë e muzikantit legjendar Prince në Minneapolis. Por, Komuna i thotë jo Muzeut të qëndrueshëm, sepse ka frikë nga ndikimi i të paktën 600.000 vizitorëve në vit

Shtëpia-studio e Prince në Paisley Park, në periferi të Minneapolis do të qëndrojë me dyer të hapura për tre ditë.  Edhe pse muzeu nuk është stabilizuar ende menaxherët e  Fondit të Trashëgimisë së muzikantit, i cili u nda nga jeta në muajin prill në moshën 57-vjeçare nga overdoza, ndërsa gjendej brenda objektit të Paisley Park, kanë vendosur të lejojnë fansat që të bëjnë turne të përditshëm brenda shtëpi-studios së Princit. Në të gjenden tre dhoma incizimi, dy ambiente koncerti, një dhomë relaksi dhe dy dhoma për reliket dhe rrobat që Prince ka veshur në skenë.

Mbetjet e muzikantit janë vendosur në një urnë (objekt qeramikë) në hyrje të ndërtesës. Ka pasur shumë përgjigje brenda kësaj urne, që gjendet në Paisley Park. Hiri i Prince pas shumë spekulimeve të rreme ka gjetur strehim brenda ndërtesës ku muzikanti u gjet i vdekur, aty ku ai kishte zgjedhur për të jetuar dhe shkruar muzikën e tij.

Mister, pas ndarjes së tij nga jeta, mbetet dhe fakti se pëllumbat e yllit të muzikës nuk i ka parë askush. Ndërkohë, gjatë një interviste televizive, motra e Prince, Tyka Nelson është shprehur se dy pëllumbat, Majesty dhe Infinity, kanë reshtur së kënduar qysh kur Prince u nda na jeta. “Kur janë të heshtur nuk është më e njëjta gjë. Kur hyra për herë të parë në dhomë pyeta: Ku janë pëllumbat? Çfarë po ndodh me ta?”. Këta dy pëllumba Prince i ka cituar në albumin One Nite, të cilin ia ka dedikuar ambientit.

Pas vendimit për hapjen e Paisley Park biletat janë shitur brenda pak minutash. Kërkesat janë me mijëra dhe pse çmimet e biletave vajriojnë nga 39 deri 100 dollarë.  Pas kësaj mendohet që shtëpia të hapet sërish më 20 dhjetor.

Albumi i tij i parë i Prince u publikua në 1978, në moshën 20­vjeçare: pas sukseseve të mëdha me Purple Rain dhe Parade. Vazhdoi të publikojë me dhjetëra këngë, duke kaluar edhe periudha konflikti me shtëpitë diskografike dhe duke transformuar më shumë se një herë emrat e artit me të cilët i publikonte. Disku i tij i fundit, “Hit n Run”, kishte dalë në treg në vitin 2015. Ka shitur më shumë se 80 milionë regjistrime në mbarë botën dhe ka qenë zotërues i 300 milionë dollarëve. Sukseset e para amerikane të mëdha Prince i pati me këngët “Little red corvette” dhe 1999, por në pjesën tjetër të botës u bë shumë i famshëm veçanërisht me “When doves cry” këngë e albumit Purple rain.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF