Intervistë/Elaine, më e shpejta në botë: Kur vrapoja për t’i bërë pazarin gjyshes

View Gallery
14 Photos

Francesco Oggiano (VanityFair)

Ka fituar kupën e artë në 100 dhe 200 metra në Rio, por nuk harron asnjëherë t’i telefonojë gjyshes. Dhe tani sportistja nga Xhamajka, Elaine Thompson ka dy objektivë të tjerë: të frenojë gjuhën dhe të gjejë një mënyrë për të festuar

“Në fakt, në Rio nuk dija si të festoja”. Imagjinojeni Elaine Thompson, gruan më të shpejtë në botë, e cila qëndron në vend në pistë kur sapo ka fituar medaljen e artë në 100 dhe 200 metra në Olimpiada, dhe nuk di si të festojë fitoren e saj. “Deri tani nuk kam pasur shumë fitore në jetën time”, rrëfen kampionia 24-vjeçare nga Xhamajka. Këto ditë ajo gjendet në Milano si imazhi i “Nike” për maratonën Deejay Ten: “Duhet të gjej një mënyrë të mirë për të festuar”.

Mund të marrësh shembullin e një patrioti të njohur që është mjeshtër për sa i përket festimeve… Është e vërtetë që nuk dëshiron të quhesh “Unsain Bolt në versionin femër”?

Unsain është Unsain, një talent natyral edhe në Olimpiadën e saj të fundit. Unë jam Elaine Thompson, një vrapuese e shpejtë e këtij brezi.

A është e vërtetë që vrapin e ke nisur duke vrapuar për të bërë pazarin, njësoj si Usain?

Po. Jam rritur në fshatin e Banana Ground me gjyshen time Hycenth, që ka qenë nënë dhe baba për mua. Kur isha e vogël më dërgonte për të bërë pazarin tek dyqani i ushqimeve që është 100 metra larg. Dhe unë natyrisht që shkoja me vrap.

Pastaj ke filluar të vraposh në mënyrë profesionale. Por në fillim rezultatet nuk ishin edhe aq të mira.

Ata që më ndihmuan ishin vëllezërit Paul dhe Stephen Francis, trajnerë të Universitetit Kingston. Një ditë Stephen më mori mënjanë dhe më tha: “Mjaft buzëqeshe, duhet të jesh më agresive, nëse do të fillosh të fitosh”. Dhe funksionoi.

Trajneri të ka përkufizuar si një spec djegës që ndonjëherë bëhet i pavend dhe pak “e paturp”. A je dakord me këtë?

Pjesërisht. Kam gjuhën e gjatë, ndonjëherë tregohem edhe grindavece duke ia kthyer kujtdo që tregon mungesë respekti, por jam duke ndryshuar veçanërisht pas asaj që ndodhi në Rio, po mundohem të jem më e kujdesshme për atë që them”.

Nuk dëshiron që t’i bësh djemtë që t’ia mbathin…

Për këto gjëra nuk dua të tregohem e nxituar. Pikërisht në këtë rast nuk kam përse të vrapoj.

Edhe këtë e thotë pikërisht femra më e shpejtë në botë…

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.