Jude Law elegant në premierën e “The young Pope” në Romë

Ai është një nga meshkujt më tërheqës të Hollywood-it. Ndaj, nuk është assesi surprizë që Jude Law edhe këtë herë të tërhiqte vëmendjen me paraqitjen e tij. 43 vjeçari kishte bërë bashkë klasiken dhe modernen teksa kalonte në tapetin e kuq për premierën e “The young Pope” në Romë.

Jude Law
Jude Law

Jude mbante veshur një xhaketë elegante kadife ngjyrë të zezë, kombinuar me një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të gjera. I sigurt teksa kalonte në tapetin e kuq, aktori dukej i sjellshëm me median dhe i buzëqeshur.

Jude Law
Jude Law

“The young Pope” është realizimi më i fundit kinematografik me aktorë kryesorë Jude Law dhe Diane Keaton. Seriali do të ketë dhjetë seri. Premiera do të jetë më 21 tetor 2016 në Itali dhe Gjermani. Më pas në Francë, Angli dhe nga shkurti 2017 në Shtetet e Bashkuara.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.