Kim Kardashian: Kujdes, nëse mendoni të më sulmoni mund të mbeteni të vdekur!

Kim Kardashian do t’ia bëjë të qartë çdokujt që mendon ta sulmojë…se mund të përfundojë i vdekur, sepse ajo tanimë ka punësuar turpëroja të të njëjtit nivel si Presidenti. Të gjitha këto i rrëfejnë për “TMZ” burime pranë çiftit West.

Trupërojat e saj të rinj janë anëtarë të Shërbimeve sekrete dhe do të jenë të armatosur gjer në dhëmbë.

Do të ketë të paktën dy turpëroja muskulozë kudo që ajo do të shkojë. Dhe është raportuar gjithashtu se makina e saj do të jetë e blinduar.

Është thënë gjithashtu se pas Grabitjes që i ndodhi Kim ka biseduar me anëtarë të ish forcave special të ushtrisë së Izraelit, ish agjentë të CIA-s si dhe anëtarë të shërbimeve sekrete. Kanye ka kontaktuar me dy firmat më të mira të sigurisë së lartë.

Ndërsa për sa i përket truprojës që ajo ka pasur më parë, ai ende do të jetë i punësuar i saj

Na është thënë gjithashtu se Kris Jenner ka qenë shumë e përfshirë në takimet për përzgjedhjen e stafit të sigurisë për Kim-in.

Do të ketë mbrojtje edhe për Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie. Ndërsa për sa i përket Robit ende s’është thënë asgjë.

Asnjë fjalë për emrin e koduar të Kim-it.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.