Maria De Filippi rrëfen: Ai është njeriu i jetës sime

View Gallery
7 Photos

Është një lidhje e veçantë në fakt ajo midis Maria De Filippi-t dhe djalit te saj Gariele. Për një nënë dihet, fëmijët janë pjesë të zemrës dhe ky rregull vlen edhe për Marian, prezantuesen e njohur dhe zonjën e “Mediaset”.

Lidhja e saj me Gabriele-n, djalin e adobtuar në vitin 2004 dhe që sot është 24 vjeç, është kaq e fortë sa ajo arrin të pohojë “ai është njeriu i jetës sime.

Nga ato që tregon e ëma duket se Gabriele është një njeri që i pëlqen shumë të udhëtojë. Dhe është pikërisht Maria De Filippi ajo që e shtyn të dalë jashtë vendit “E shtyj që të kalojë kohë jashtë Italisë edhe pse ia bëj të qartë se mund të kthehet kur të dojë- është shprehur Maria De Filippi në një intervistë për “Corriere della Sera”. Unë nuk jam si im shoq Maurizio, atë nuk e zë gjumi derisa e shikon të hyjë në shtëpi.”

Është një djalë inteligjent. Shprehet pikërisht kështu Maria për të: “ Më tregoi se një natë kishin shkuar për të pirë birra me shokët, në një lokal ku çmimet ishin “skandaloze”. Kështu ai u largua dhe shkoi në barin përballë”. Për Gabrielen nuk dihet shumë, pasi prindërit mundohen të jenë të rezervuar për çështjet familjare. Me sa duket ai punon në një redaksi të “Uomini e Donne”, një nga programet më të ndjekur i drejtuar nga e ëma. Ky është një fakt tjetër që tregon për lidhjen e ngushtë midis tij dhe Marias.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.