Nobeli i Ekonomisë i shkon “Teorisë së Kontratës”!

Çmimi Nobel i ekonomisë iu dha sot amerikano-britanikut, Oliver Hart dhe finlandezit, Bengt Holmström, punimet e të cilëve mbi kontratat kanë gjetur shumë aplikime, madje deri në të drejtat kushtetuese.

“Këta studiues kanë zhvilluar teorinë e kontratës, një kuadër gjithëpërfshirës analizash të aspekteve të shumta të kontratës si shpërblimi i krerëve në saj të performancës, të drejtat ekskluzive apo bashkëpaguesit në sigurime, madje edhe në privatizimin e sektorit publik”, shkruan juria e Nobel-it.

Oliver Hart, lindur në vitin 1948 në Londër, ka bërë doktoraturën e tij në universitetin amerikan të Princeton në vitin 1974. Ai jep aktualisht mësim në Harvard. Bengt Holmström, lindur në vitin 1949 në Helsinki, jep mësim në një tjetër universitet prestigjoz, atë të Massachusetts Institute of Technology (MIT), pasi morri doktoraturën në universitetin kalifornian të Stanford.

Fusha e tyre ndoshta është më pak prestigjoze se sa ato që merren me çështjet e mëdha të rritjes ekonomike, të papunësisë apo të varfërisë, kjo bën që emrat e tyre të përmenden më pak herë nëpër analiza, por ata kanë meritën e krijimit të një fushe të frytshme për kërkime themeltare. Bengt Holmström që në fund të vitit 1970 dhe Oliver Hart në dekadën më pas.

Finlandezi ka prekur shumë fusha, mes të cilave edhe Financën. Në vitin 2011, ai ka këshillua bashkë me francezin Jean Tirole, Nobel i Ekonomisë në 2014, një libër mbi likuiditetin (Inside and Outside Liquidity). Për sa i përket amerikano-britanikut, ai formuloi ndër të tjera teorinë e kontratave të paplota. Se si një kontratë nuk mund të parashikojë të gjitha rrethanat dhe se duhet të paktën të përcaktohet cila palë vendos në cilin tip rrethane.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.