KreuCelebrity

Victoria Beckham tregon sekretin e saj për një lëkurë perfekte

Victoria Beckham prej vitesh ka një paraqitje perfekte dhe një lëkurë që sfidon vitet dhe moshën. Por ajo ka një sekret të thjeshtë për këtë që më në fund ka vendosur ta ndajë dhe me fansat e saj. Victoria ka dhënë një intervistë për “The Edit” ku rrëfen sekretin e saj për një lëkurë të shëndetshme. Bëhet fjalë për salmonin të cilin ajo e konsumon çdo ditë. Pasi u këshillua me një dermatolog në Los Angelos, Victoria nisi të konsumojë rregullisht salmonin. “Kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe ai më tha: ‘Duhet të hash salmon çdo ditë’”, rrëfen këngëtarja e njohur.  Salmoni dhe disa lloje të tjerë peshqish, janë të pasur me acide yndyrore Omega 3, vitamina A dhe C. Dhe këta përbërës jo vetëm kanë veti inflamatore dhe hidratuese, por disa studime kanë treguar se ka një lidhje të fortë mes lëkurës së shëndetshme dhe konsumimit të peshkut. Një tjetër studim ka dëshmuar se konsumimi i salmonit, i parandalon aknet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF