10 shenja që tregojnë për një femër se është e dashuruar

Keni pak kohë që po dilni bashkë… ndjeni disa flutura në stomak, mezi prisni ta përqafoni përsëri, nuk rrini dot më shumë se gjysmë ore pa folur me të, e mendonin vazhdimësi? Jini të qeta nuk është influencë: është dashuri!

  1. Doni t’i dedikoni të gjithë kohën atij

Fundjavat nuk janë më ekskluzivisht tuajat. Nuk është e nevojshme të bëni plane për t’u parë me njëri-tjetrin, ndodh spontanisht që kohën e lirë e kaloni së bashku. Dhe nëse nuk jeni bashkë, atëherë me siguri që është për angazhime personale reciproke

  1. Nuk i rrëfeheni më vetëm mikes tuaj më të mirë

Tani keni edhe dikë tjetër me të cilin ndani sekretet dhe merrni këshilla: megjithatë mikja juaj do të mbetet gjithmonë person ii parë tek i cili do të rrëfeheni nëse ai ju mërzit!

  1. I tregoni çdo gjë për fëmijërinë tuaj

I tregoni çdo gjë rreth fëmijërisë suaj, momentet kyçe, anektodat më zbavitëse…I tregoni çdo gjë atij rreth fëmijërisë, pasi dëshironi të ndani edhe gjërat më të vogla. Është një mënyrë për t’u afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, nuk e keni bërë diçka të tillë me asnjë tjetër më parë: do të thotë që keni besim tek ai.

  1. Këngët dhe filmat ju bëjnë të mendoni për të

Këngët në radio, filmat që keni parë miliona herë…thjesht papritur nuk janë më të njëjtat! I shikoni me një tjetër sy, atë të dashurisë!

  1. E gjeni veten duke imagjinuar se si do të ishte të rijetonit disa nga momentet më romantike të filmave tuja të preferuar

Do të ju pëlqente që ai të trokiste në derën tuaj në vigjilje të Krishlindjeve dhe të të thoshte se për të, ti je perfekte, si në “Love actually” apo që t’ju vijë të ju marr poshtë shtëpisë, duke ngjitur shkallët me një tufë trëndafilash, si te “Pretty woman”. Eh, fuqia e kinemasë!

  1. Shikoni gjithmonë të ardhmen me optimizëm dhe jini gjithmonë të mbushur me energji

Keni pasur një ditë të keqe në punë…por përsëri buzëqeshni! Sepse sot do të takoheni me të dhe nuk ju mban vendi. Të jeni të dashuruar do të thotë se keni gjithmonë një motiv për të buzëqeshur dhe të shikoni përpara me pozitivitet: eh, fuqia e dashurisë!

  1. Keni filluar të imagjinoni një familje së bashku

Nuk keni menduar kurrë më parë për të pasur fëmijë, ndërsa tani ju vjen spontanisht. Dhe e gjeni veten tek imagjinoni se kujt do t’i ngjajë…

  1. Ju pëlqen të bëni autoironi dhe të luani si fëmijë

Jeni në park dhe e gjeni veten duke luajtur si fëmijë. Njerëzit ju marrin për të çmendur, por ju jeni thjesht të dashuruar.

  1. Vishni bizhama më të sostifikuara kur bini të flini

Kujdeseni që të zgjoheni sa më herët për të rregulluar flokët, dhe për tu trukuar, në mënyrë që kur ta takoni në mbrëmje mjafton të rregulloni pak ondet dhe do të dukeni perfekte…

  1. Kujtoni çdo detaj të vogël nga ato që ai ju tregon

Çdo gjë që ai ju tregon për ju është shumë e çmueshme, dhe sigurisht që kujtoni çdo fjalë të tij, edhe pse miqve dhe familjarëve tuaj mund t’ju duket banale.

  Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.