Babai i Angelina Jolies kundër De Niro-s: Fjalët për Trump, të shpifura

View Gallery
1 Photos
Babai i Angelina Jolies kundër De Niro-s: Fjalët për Trump, të shpifura

Aktori John Voight, si një republikan i zjarrtë, ka dalë kundër kolegut të tij, për videon që publikoi, duke e përcaktuar Trump-in një kandidat “qen, derr dhe mashtrues”

 John Voight ka dalë kundër kolegut të tij, Robert De Niro-s, për video-n në të cilën fituesi i çmimit Oskar e quan Donald Trump-in të “qen, derr  dhe mashtrues”, ku i shpreh dëshirën për të pështyrë atë në fytyrë.

Aktori republikan ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter: “Më vjen turp për kolegun tim Bobby De Niro dhe për ndërhyrjen e tij kundër Donald Trump. Për fjalët e shpifura që ka përdorur kundër një kandidati për president…, i cili ka punuar shumë më fortë se kushdo tjetër gjatë vitit të kaluar, duke u përpjekur që t’i japë mesazhin e duhur popullit amerikan.

Njoh shumë meshkuj që kur ishin të rinj kanë përdorur terma seksuale kundër seksit femëror. Fjalët e Donald Trump nuk janë aq të rënda sa sharjet e Robert De Niros. Fjalët e tij nuk kanë lënduar askënd. Ju mund ta imagjinoni një republikan, i cili mund të thotë fjalë të tilla, si ato të De Niro-s del kundër  (Hillary Clinton) apo Barak Obama-s? Duhet të jenë të gjithë çmendur për ta bërë një gjë të tillë “.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.