KreuCelebrity

Drake thyen rekordin e Michael Jackson

Drake, duket se do të jetë artisti dominues i “American Music Awards 2016”. Reperi është nominuar plot 13 herë duke thyer rekordin që më herët është mbajtur nga legjenda Michael Jackson. Nominimet përfshijnë çmimet, si “Artisti i vitit”, “Artisti mashkull më i preferuar” dhe “Albumi rep më i preferuar”. Nëse fiton një prej tyre, do të jetë fitorja e tij e parë në “AMA”.

Për çmimin e artistit më të mirë të vitit, Drake do të jetë në garë me Rihanna-n, Adele, Beyonce, Justin Bieber, The Weeknd, Selena Gomez, Ariana Grande, Twenty One Pilots dhe Carry Underwood.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music” do të mbahet në Microsoft Theater në Los Angeles, në datën 20 nëntor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF